Një tjetër çmim për filmin 'Rruga'

Një tjetër çmim për filmin 'Rruga'

11:45, 17/11/2020

Filmi i regjisorit kosovar, Besim Ugzmajli, duket se po njeh suksese të njëpasnjëshme.

Filmi sapo ka marrë edhe një tjetër çmim.

Çmimi për të drejtat e njeriut është triumfi i radhës në “New York Television Festival”.

Ishte vetë regjisori ai që e ndau këtë lajm me publikun, teksa tregoi edhe një imazh të trofeut.

Kujtojmë, se vetëm pak ditë më parë, u konfirmua nominimi i këtij projekti kinematografik edhe në festivalin e Spanjës “FICCAB”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco