Orkestra e Filharmonisë realizon koncert  në Gjakovë

Orkestra e Filharmonisë realizon koncert në Gjakovë

11:32, 10/11/2020

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës sonte mban koncert në Teatrin e Qytetit “Hadi Shehu” (Pallatin e Kulturës 'Asim Vokshi') në Gjakovë prej orës 19:00. 

Nën drejtimin e mjeshtrit Gridi Kraja nga Tirana, orkestra do të interpretojë disa nga veprat simfonike të klasikëve shqiptar, mes tjerësh: Çesk Zadeja (Poema Simfonike “Skënderbeu”, Thoma Gaqi (Valle shqiptare nr.2), Rexho Mulliqi (Baresha) dhe Rauf Dhomi (Uvertura “Goca e Kaçanikut”). 

Koncerti organizohet në pajtueshmëri me masat në fuqi për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19. Bartja e maskës është e obligueshme. 

Për pjesëmarrje në koncert drejtohuni tek hyrja e teatrit, 30 minuta para fillimit të koncertit.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco