Trashëgimia Arkeologjike e Kosovës pjesë e 'Enciklopedisë së Arkeologjisë Globale'

Trashëgimia Arkeologjike e Kosovës pjesë e 'Enciklopedisë së Arkeologjisë Globale'

12:39, 30/10/2020

Ditë më parë, doli nga shtypi "Enciklopedia e Arkeologjisë Globale", botimi dytë, (editor Claire Smith, College of Humanities, Arts and Social Sciences).

Enciklopedia në fjalë zotëron me 18 vëllime dhe është e disponueshme në të dy versionet e shtypura dhe eBook. Versioni i shtypur i botimit të dytë ka 1964 kontribute nga 1630 autorë dhe mbi 12729 referime të kryqëzuara.

Ajo që neve na intereson më tepër këtu është kontributi ynë kushtuar “Trashëgimisë Arkeologjike të Kosovës”, faqe 6300-6328 sipas renditjes alfabetike (“Kosova: Archaeological Heritage”, pp. 6300-6328), respektivisht zhvillimit sipas vertikales kronologjike të Trashëgimisë Arkeologjike të Kosovës në kontekstin e Trashëgimisë Arkeologjike të Europës Juglindore; Urbanizmit komparativ në Arkeologji, si dhe Menaxhimit të Trashëgimisë Kulturore pas Luftës së fundit në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco