‘Lamtumirë Mjeshtër’, Meta: Humbja e Avni Mulës lë pas shumë dhimbje

‘Lamtumirë Mjeshtër’, Meta: Humbja e Avni Mulës lë pas shumë dhimbje

09:20, 30/10/2020

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka postuar një mesazh pas ndarjes nga jeta të Avni Mulës, emërit të madh të muzikës dhe artit shqiptar.

Përmes një mesazhi ngushëllimi, kreu i shtetit teksa vlerëson figurën e Mulës, e konsideron humbjen e tij një humbje të madhe.

Presidenti Meta: “Thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të një prej kolosëve të muzikës dhe artit shqiptar, Avni Mula, personalitet i jashtëzakonshëm, intelektual i spikatur, model i përhershëm qytetarie, figurë e dashur dhe e respektuar nga të gjithë!

Humbje e madhe që le pas shumë dhimbje!

Në këto momente të vështira, jam pranë Invës, familjes së dashur Mula dhe komunitetit të artistëve!

Ngushëllimet më të ndjera dhe i paharruar kujtimi i Tij! Lamtumirë Mjeshtër! U prehsh në paqen e merituar!“

Avni Mula ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme, në moshën 92-vjeçare, ndërsa homazhet në nder të tij kryen sot, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, në Tiranë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco