Zhani Ciko tregon bisedën e fundit me kompozitorin, Avni Mula

Zhani Ciko tregon bisedën e fundit me kompozitorin, Avni Mula

22:24, 29/10/2020

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme, një nga kompozitorët më të njohur shqiptar të të gjitha kohërave, Avni Mula.

Pak minuta më parë, u nda nga jeta një nga kompozitorët më të njohur shqiptar të të gjitha kohërave, Avni Mula.

Ishte vajza e tij, Invla Mula që ka bërë të ditur lajmin e hidhur.

Ndërsa muzikanti Zhani Ciko, për ‘Fax Neës’ është shprehur se kishte kishte planikuar të takoj me Mulën, por pandemia e Covid-19, pengoi takimin e tyre të fundit.

“Një lajm i hidhur, pavarësisht nga mosha, duket i papritur sepse ndarja nga jeta e njerëzve të mëdhenj, janë gjithmonë të papritur. Kujtoj bisedën e fundit që mund të jetë para një jave dhe gjithmonë në këto kushte, në një takim që shpresonim të realizonim pas situatës së vështirë që po kalon njerëzimi.

Mu duk e papritur që erdhi në këtë mënyrë. Avni Mula është njeri dinamik, e jetoi jetën e tij deri në momentin e fundit dhe shëndeti i tij çedoi dhe për familjarët që e kanë ndjekur nga afër. Edhe Avniu, si babai si kolona e familjes ka merita të mëdha jo vetëm për kultivimin e vetes së tij si krijues që iu dedikua krijimtarisë artistike jo vetëm në gjininë e këngës por në të gjitha”, tha Ciko.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco