Vdekja e aktorit të njohur/ Vajza komplikon edhe më tej shkakun pse ndërroi jetë

Vdekja e aktorit të njohur/ Vajza komplikon edhe më tej shkakun pse ndërroi jetë

20:43, 29/10/2020

Ka mjaftuar një postim i vetëm i vajzës së aktorit të ndjerë Xhevdet Feri të shkaktonte zhurmë në rrjetet sociale.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, Bora ka folur rreth përvojës që ka kaluar si e prekur nga koronavirusi. Bora ka zbuluar se edhe e ëma është prekur nga Covid-19.

Por, ajo ka lënë pa fjalë, kur tregoi se edhe aktori ka patur simptomat e hershme të virusit.

Bora është munduar të bëjë një sqarim të statusit të saj, duke shkruajtur se babai i saj nuk ka humbur jetën për arsyen e përfolur në rrjetet sociale.

Ajo ka pohuar se humbja e tij nuk lidhet me asnjë sëmundje të rëndë, të cilën e kishte mposhtur me sukses në vitin 2019.

Bora tha se ndarja e tij nga jeta ishte një  insuficiencë e rëndë pulmonare, shkaku i së cilës nuk u zbulua.

Familja Feri, bashkë me mjekët janë mundur të kuptojnë nëse ka qenë ‘Covid-i’ shkaktari i humbjes së tij, por ajo thotë se ata nuk kanë pasur mundësi ta provojnë këtë gjë.

Më datën 16 janar të këtij viti, Xhevdet Ferri u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.

Kujtojmë se rastet e para të indetifikua nga MSH dhe ISHP, i përkasin 9 marsit,  dy muaj pas vdekjes së aktorit, pra deklarata e Borës ngre pikëpyetje të mëdha./K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco