Halloween, lista e filmave që duhet të shihni patjetër

Halloween, lista e filmave që duhet të shihni patjetër

22:18, 26/10/2020

Pas një seri ndodhish të tmerrshme, një familje që jeton në periferi zbulon se një forcë e panatyrshme synon t’i lëndojë.

Poltergeist (2015)

Një familje duhet të shpëtojë vajzën e tyre pasi ajo rrëmbehet nga forcat e liga që jetojnë në shtëpinë e tyre.

Rosemary’s Baby (1968)

Një grua shtatzënë bëhet gjithnjë e më shumë paranojake për fëmijën e palindur kur bashkëshorti i saj fillon të kalojë kohë me fqinjët e çuditshëm.

The Forest (2016)

Vendosur në pyllin famëkeq japonez, “Pylli i Vetëvrasjes”, një vajzë kërkon motrën e saj binjake në natyrën e mbushur me fantazma.

The Addams Family (1991)

Nëse ju duhet një film më i lehtë, ky është për ju. Familja Addams, komike dhe njëherazi makabre, bashkohet krejt papritur kur dyshojnë se një burrë që shtiret si xhaxhai i tyre i humbur, është në fakt, një mashtrues.

Children of the Corn (1984)

Bazuar në një historinë të Stephen King, filmi flet për një çift që arrin në një qytezë në Nebraska dhe zbulon se është e populluar nga fëmijë që ndjekin një lider kulti, i cili e quan veten “Ai Që Ecën Mbrapa Rreshtave” dhe i bind të vegjëlit të vrasin të rriturit.

The Witch (2016)

Vajza e një familjeje që jeton e izoluar akuzohet se është shtrigë. Ngjarjet ndodhin 60 vite përpara vrasjeve të shtrigave në Salem./arbresh.info/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco