Gjykata merr vendim për padinë e Top Channel ndaj Qendrës për Informim të Hapur

Gjykata merr vendim për padinë e Top Channel ndaj Qendrës për Informim të Hapur

19:31, 23/10/2020

Gjykata e Tiranës ka marrë vendim për padinë e ngritur nga Top Channel ndaj Qendrës për Informim të Hapur.

Bëhet fjalë për shkrimin e publikuar në Syri.net me titull ‘Ben Blushi me bllok në dorë, 4 kompani gjobiten me nga 200 mijë euro’.

Në vendimin e gjyqtares Fida Osmani thuhet se gjykata e gjen të drejtë padinë e palës paditëse, në lidhje me pretendimin se atyre iu është shkaktuar një dëm pasuror, të mëbshtetur në ligj dhe prova dhe konkludon në pranimin e saj.

Në vend ajo vendosi pjesërish pranimin e kërkesë padisë dhe dëmshpërblimin e Top Channel dhe drejtorit Ben Blushi me nga 1 mijë euro.

“Gjykata vendosi që portali të publikojë një deklaratë përgënjeshtruese në lidhje me lajmin në fjalë. Urdhërohet pala e paditur për të hequr lajmin nga portali dhe nga portalet e tjera,” thekson vendimi.

Ndërkohë gjykata nuk ka marrë parasysh dokumentin ku është bazuar raportimi i bërë nga Syri.net. Bëhet fjalë për një ankimim të depozituar pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Ankimimi është depozituar nga biznesmeni Nadir Çausholli.

Aty thuhet se Top Channel ka nisur një fushatë shpifjesh ndaj kompanisë së tij “si rezultat i mospranimit nga ana jonë i pagesës së një gjobe prej 250 mijë euro, kjo e vendosur në takimin personal ndërmjet Nadir Çaushollit dhe Vjollca Hoxhës në zyrat e Digitalb”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco