Ministrja e jep lajmin e mirë, 400 të rinj në programin e punës praktike

Ministrja e jep lajmin e mirë, 400 të rinj në programin e punës praktike

17:36, 20/10/2020

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka nënshkruar marrëveshjen e financimit mes MKRS-së dhe UNDP-së për zbatimin e projektit Programet Aktive të Tregut të Punës 2, më konkretisht programit të praktikës në punë në Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, Dumoshi ka thënë se përmes këtij programi MKRS-ja ka kontribuuar me fondin prej gjysmë milioni euro i cili do të zbatohet në bashkëpunim me MPMS-në, nëpërmjet Agjencisë së Punësimit.

Programi do të ndihmojë rreth 400 të rinj të regjistruar në Agjencinë e Punësimit, si punëkërkues që të bëjnë praktikë në punë, në sektorin privat por edhe në institucione publike dhe kështu të aftësohen profesionalisht.

Postimi i plotë:

Gjysmë milioni euro për mundësi të punës praktike për 4??0??0??të rinj ???? Sot bashkë me Përfaqësuesen e Programit për...

Posted by Vlora Dumoshi on Tuesday, October 20, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco