Restaurohet murali 3D i shtëpisë se kulturës në Viti

Restaurohet murali 3D i shtëpisë se kulturës në Viti

09:23, 19/10/2020

Artistët e Shoqatës së Artit Figurativ “Gursel Sylejmani” nga Vitia në krye me kryetarin e kësaj shoqate, Mervan Mustafa, gjatë fundjavës kanë punuar në restaurimin e muralit 3D në qytetin e Vitisë. 

Punimet në restaurimin e kësaj vepre artistike i ka vizituar drejtori i DKRS-së në Viti, Milot Lala me përgjegjësin e Kulturës, Ismet Sejdiu. 

Drejtori  i ka përgëzuar ata për punën që po bëjnë në ruajtjen e vlerave artistike në qytetin e Vitisë. 

“Falënderoj artistët vitias për përkushtimin dhe përkujdesin e tyre që të ruajnë vlerat artistike në Viti. Restaurimi i këtij murali zbukuron qytetin e Vitisë por edhe Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, prandaj kjo nismë e tyre është për t’u përgëzuar”, u shpreh Lala.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco