Dy festivale në qytetin e kulturës e ...

Dy festivale në qytetin e kulturës e ...

22:31, 17/10/2020

Sot në Prizren u mbajtën dy aktivitete të ndryshme kulturore!

Në njërën anë, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” u mbajt festivali “BalkanFEST”, ku morën pjesë interpretuesit e këngëve të vjetra tradicionale të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, kurse në anën tjetër, në galerinë e Hamamit ”Gazi Mehmet Pasha’’, u bë hapja e festivalit ndërkombëtar i Stripit dhe Karikaturës, tregon kryetari i Komunës Mytaher Haskuka.

Sipas tij për këtë festival, i cili po mbahet për herë të 17-të, kanë aplikuar 1147 artisë nga 71 vende të ndryshme të botës, me më shumë se 10.000 punime të stripit dhe karikaturës. Kjo ekspozitë, i pret vizitorët e saj edhe gjatë ditës së nesërme!

Prizreni, qytet i kulturës dhe festivaleve!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco