Edhe për shpendët bëhen ekspozita

Edhe për shpendët bëhen ekspozita

15:02, 09/10/2020

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shpendëve Shtegtarë, organizata “Wildlife – Albanian Photographers”, me përkrahjen e Komunës së Prizrenit, ka organizuar ekspozitën fotografike me temë: Shpendët shtegëtarë (migrues).

Në hapjen e kësaj ekspozite që ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e shpendëve migratorë, mori pjesë edhe drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Emilija Redzepi.

Ekspozita do të jetë e hapur në mes të datave 09-12 tetor tek “Sheshi i Lidhjes”, ku qytetarët do të kenë mundësi të njihen nga afër me ekologjinë e shpendëve migrues përmes fotografive të shkrepura nga fotografët e ndryshëm nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shpendëve Shtegtarë, organizata “Wildlife – Albanian Photographers”, me...

Posted by Komuna e Prizrenit on Friday, 9 October 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco