Ndërpriten xhirimet e ‘Jurassic World’, pozitiv me covid-19 disa nga pjesëtarët e filmit

Ndërpriten xhirimet e ‘Jurassic World’, pozitiv me covid-19 disa nga pjesëtarët e filmit

15:46, 08/10/2020

“Jurassic World Dominion” nga Universal Pictures është pezulluar për dy javë, pasi disa pjesëtarë të setit dolën pozitivë me  COVID-19.

Lajmin e ka dhënë vetë regjisori Colin Trevorrow, nëpërmjet një postimi në  twitter.

“Të gjithë të tjerët rezultuan negativ pak më vonë, por për shkak të protokolleve tona të sigurisë ne do të bëjmë një pauzë për dy javë,” shkroi Trevorrow.

Xhirimet e filmit aventurë të dinosaurëve rinisën në Anglinë korrik nën protokolle të rrepta për grupin dhe ekipin për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Prodhimi ishte ndërprerë në mes të marsit për shkak të pandemisë, e cila pezulloi projektet filmike dhe ato në televizione në të gjithë botën.

Trevorrow nuk identifikoi se kush ishte testuar pozitivisht mes pjesëtarëve të ekipit që përfshin yje si Chris Pratt dhe Bryce Dallas Howard.

Kjo është hera e dytë që në një film të madh të Hollivudit ndalohen xhirimet për shkak të pandemisë. Prodhimi u mbyll për dy javë në fillim të shtatorit në filmin “The Batman” pasi aktori  Robert Pattinson rezultoi i prekur nga COVID-19.

Premiera e “Jurassic World: Dominion” pritet të shtyhet deri në qershor të  2022.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco