Jepet çmimi Nobel në Letërsi dhe fituesi është...

Jepet çmimi Nobel në Letërsi dhe fituesi është...

13:05, 08/10/2020

Akademia Suedeze e Çmimit Nobel ka shpërndarë ditën e sotme çmimin më të lakmueshëm, atë të Letërsisë.

Sërish në këtë garë ka qenë edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, i cili edhe pse merr pjesë thuajse çdo vit, asnjëherë nuk është konsideruar si pretendent.

Këtë vit çmimi Nobel për Letërsinë i është dhënë një shkrimtareje përtej oqeanit.

Bëhet fjalë për poeten amerikane Louise Gluck.

Ajo është vlerësuar nga Akademia Suedeze për ‘Zërin e pagabueshëm poetik’.

Ajo ka lindur në New York në vitin 1943 dhe është rritur në Long Island.

Është autore e dhjetëra librave dhe fituese e po kaq çmimeve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco