Jo vetëm Ismail Kadare në garë për Nobelin, por edhe gjuha shqipe, e vetmja në Europë që nuk ka fituar asnjëherë

Jo vetëm Ismail Kadare në garë për Nobelin, por edhe gjuha shqipe, e vetmja në Europë që nuk ka fituar asnjëherë

09:23, 08/10/2020

Çmimi Nobel për letërsi është arritja më e madhe dhe përmbushja e qëllimeve të një  shkrimtari.

Sot me datë 8 tetor pritet të shpallet dhe emri i fituesit të Nobelit për Letërsinë i vitit 2020.

Për herë të parë me këtë çmim u laureua shkrimtari francez Sully Prudhomme në vitin 1901, Shkrimtari i parë shqiptar që u emërua për këtë çmim ishte poeti kombëtar Gjergj Fishta, ndërsa në vitet 90 disa herë u emërua prozatori i shquar Ismail Kadare, por fatkeqësisht ai ende nuk e ka arritur ta rrëmbejë këtë çmim.

Nobel u shty në vitin 2018 në vazhdën e polemikave, por e gjeti veten të kritikuar përsëri ashpër për zgjedhjen e Peter Handke si fitues në 2019. Autori austriak ka mohuar mizoritë serbe gjatë luftës në ish Jugosllavi.

Këtë vit kandidatët kryesorë janë: Maryse Conde (Noveliste nga Guadelupa), Ngugi ëa Thiong'o (Novelist Kenian), Yan Lianke (romancier dhe shkrimtar kinez i tregimeve të shkurtra), Annie Ernaux (romanciere autobiografike franceze), Frederike Mayrocker (poete austriake), Can Xue (kritik letrar kinez dhe shkrimtar i tregimeve të shkurtra), Yu Hua (shkrimtar eksperimental kinez).

Ismail Kadare nuk shihet si një fitues potencial në këtë vit por në rastin se ai do të triumfoi,  gjuha letrare shqipe e cila është e vetmja në Europë që nuk e ka fituar asnjëherë këtë çmim do rreshtohet mes gjuhëve Nobeliste në Letërsi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco