Shembja e Teatrit/ Kalaja: Prokuroria daneze po mbledh informacion

Shembja e Teatrit/ Kalaja: Prokuroria daneze po mbledh informacion

21:50, 06/10/2020

Aktivistja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja, tha për Adi Krastën se “protesta për shembjen e teatrit kombëtar vazhdon më e fuqishme se kurrë”.

“Kemi depozituar në SPAK 6 kallëzime penale ndaj personave përgjegjës për veprën penale të shembjes së Teatrit Kombëtar.

SPAK duhej të reagonte në kohë për sekuestrimin e truallit dhe projektit të ri të Teatrit Kombëtar.

Tenderi për projektin e teatrit të ri ka mbetur në errësirë. Shumica e tenderave në Bashkinë e Tiranës bëhen pa garë,” tha ajo.

Sipas Kalasë, tani është konfirmuar se ishte një projekt i gatshëm nga kompania Fusha.

Pas raportimeve se edhe në Danimarkë po hetohet për këtë çështje, për shkak se arkitekti pasi projektit është danezi Bjarke Ingels, Kalaja tha se “ministria daneze dhe prokurori danez janë duke punuar për të mbledhur gjithë informacionet e nevojshme”.

“20 eurodeputetë kanë marrë përsipër nisjen e një hetimi ndërkombëtar,” theksoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco