Ja si u organizua kjo mbrëmje për aktorin dhe deputetin Adem Mikullovci

Ja si u organizua kjo mbrëmje për aktorin dhe deputetin Adem Mikullovci

19:32, 05/10/2020


Një mbrëmje e dedikuar nga artistët dhe aktivistët për artistin dhe deputetin tonë Adem Mikullovci, mjeshtër i skenës në vendin tonë. 

Të afërm e miq, artistë e intelektualë, politikanë e aktivistë, u bënë bashkë në oborrin e shtëpisë së tij të ngrohtë për ta kujtuar, duke parë pjesë nga filmi i tij "Oda e Junikut" e burleskat e famshme, si dhe duke rrëfyer dhe evokuar përvoja personale nga bashkëpunimi me Bacën Adem. 

Kështu ka shkruar në Facebook, kreu i VV-së, Albin Kurti, shkruan Syri.net Kosova.

Në fund, Ilire Vinca dhe Bibi Qena kënduan këngën "Shokut" të Muharrem Qenës, që ishte kënga e preferuar e Adem Mikullovcit.

Mbrëmje e qetë dhe modeste, por me pasion e dashuri, ashtu siç ishte vetë ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco