Në 30 vjetorin e përgatitjes së librit “Sfida e gjeniut” dhe shpërfytyrimit te dosjeve

Në 30 vjetorin e përgatitjes së librit “Sfida e gjeniut” dhe shpërfytyrimit te dosjeve

19:26, 05/10/2020 Nga Enver Morina

(Dy ngjarje që nuk kanë të bëjnë me njëra tjetrën: Menjëherë pasi me Nobelin u nderua shkrimtari meksikan Oktavian Paz, shkrimtari shqiptar Ismail Kadare u arratis nga Shqipëria dhe kërkoj azil politik në Paris...).

Ishte ditë e enjte. Lajmi mori dhènë. Një akademiku ia ndal fryma. Skenaristi i Kinostudios do të thoshte “Ai, së paku, ka pasur mjaft demokraci për veten e vet. Ka mundur, po të donte, t’ju jepte edhe të tjerëve.”

Ende, asnjë nga personazhet nuk bëri vetvrasje. Si nëpër mjegullnajë as sot nuk e çartësoj dot ishte dramatizimi i “Nata me hënë” realizuar nga regjizori e aktori Edmond Budina, apriori të enjten nuk ndalohej të shfaqet në Teatrin e Operas dhe Baletit apo të premtën në “Teatri në ekran”, shkas, që me makinë shkrimi e përfundova “reagimin” “Duke pritur Doruntinën”!?.

Në një pyetësor për fituesit dhe “humbësit” e çmimit Nobel për Letërsi, në përgjigjën e dhjetë studiuesve më të mëdhenj të shkrimtarisë, në përafri, janë dhënë emrat e nobelistëve që nuk e merituan atë çmim për vitin që ju dha, dhe jofituesve të vdekur që i është dashur të jepet.

Edhe pse në letërsinë shqipe është shkruar dhe botuar një roman me titullin “Udhëzim për kapërcimin e detit” në letërsinë e përbotshme nuk është shkruar ende një roman me titullin shpërfytyrues “Shtatë autorë ndjekin personazhin”, me shkas shtatë milion studiues shqiptarë e keqkuptojnë Pier Menardin, siç i mirëkuptojnë zhdukjen e dosjeve!

Në ditën e përkthimeve u postua në facebook fotografia e Ibrahim Rugovës me Shaip Beqirin. Pamja e Ibrahim Rugovës më ka mahnitur! Më ka ngrirë! Atëherë kishte kuptim personaliteti i Jusuf Gërvallës. Edhe i Aziz Kelmendit. Edhe pse një nga “të paktë” shkrimtar në mbamendjen time që nuk e kam takuar është Shaip Beqiri. 

Shfletoni “Sfida e gjeniut” për ta kuptuar Kadarenë, Ekzilin e sotëm dhe Kosovën! Edhe nëse nuk e lexoni, vetëm shfletoni, dhe do të kuptoni rëndësinë, veçantinë e përmbajtjes, përgjegjësinë dhe vlerën e këtij botimi! Ishte një nga botimet e para të Ndërmarrjes Botuese me emrin e parë zanafillës “Gjon Buzuku”.

Botimi i librit kishte “profesione” e përgjegjësi, si redaktorë, recenzorë, korrektorë, radhitës... “Rr’nimi...” nuk rilexohet as si përmbysje! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco