Ambasada Amerikane do të nderojë Ismail Kadaren me Çmimin Ndërkombëtar 'Neustadt'

Ambasada Amerikane do të nderojë Ismail Kadaren me Çmimin Ndërkombëtar 'Neustadt'

10:45, 05/10/2020

  Ambasada Amerikane në Shqipëri në një njoftim në rrjetin social Facebook ka deklaruar se do të nderojë shkrimtarin Ismail Kadare me çmimin ndërkombëtar “Nestadt” për letërsinë.

Festivali Neustadt cilësohet si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsie botërore.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti. Si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore, Festivali Neustadt i Letërsisë është një festim i librave dhe kulturës ndërkombëtare, sponsorizuar nga World Literature Today dhe organizuar nga Universiteti i Oklahomës. Këtë vit, ngjarja do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen. Ju ftojmë të bashkoheni me ne dhe të shohim me krenari poetin dhe novelistin më të njohur të Shqipërisë teksa nderohet për arritjet e tij. Regjistrohuni këtu https://bit.ly/3jxH7Cf dhe shikim të këndshëm të mbrëmjes gala të Festivalit Neustadt të Letërsisë!”, shkruan ambasada amerikane.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco