Në fshatin Debelldeh të Vitisë, të shtunën është zhvilluar kolonia artistike “Vitia Colony of Arts 2020”.
Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, Milot Lala bëri me dije se shkaku i gjendjes pandemike në vend sivjet kjo koloni ka qenë me numër të kufizuar të artistëve.
Megjithatë sipas tij pjesëmarrësit ishin nga vendet e ndryshme të Kosovës si: Pejë, Ferizaj, Drenas, Lipjan etj. Ai potencoi se ky aktivitet tashme është tradicional në këtë komunë dhe shtoj se zhvillimi i këtij aktiviteti artistik do të vazhdoj edhe në vitet e ardhshme.
Kurse edhe Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vizitoj artistët duke i përgëzuar ata për veprat e tyre artistike.
Përndryshe kjo koloni artistike ishte organizuar nga shoqata e artisteve figurativ "Gursel Sylejmani" ne bashkëpunim me Drejtorin për Kulture Rini dhe Sport të komunës së Vitisë.
Vitia Colony of Arts 2020 bëri bashkë artistë nga vendet e ndryshme të Kosovës Në fshatin Debelldeh të Vitisë, të...
Posted by Komuna e Vitisë on Sunday, 4 October 2020
© SYRI.net