Ditët e përrallave  mbahet në Berlin nga Ambasada e Kosovës

Ditët e përrallave mbahet në Berlin nga Ambasada e Kosovës

10:13, 05/10/2020

Ditët e përallave „Qielli dhe Toka“ 2020 do të mbahen në Berlin nga 05. – 22 nëntor 2020 „Çfarë viti! 

Në  këtë kohë pandemie, është vështirë të dallosh ku është poshtë e ku është lartë. Sa e çëlluar kjo temë e Ditëve 31 të Përallave në Berlin „Qielli dhe Toka“- Përralla dhe tregime nga poshtë dhe nga lartë!“  Kështu znj. Silke Fischer, kryetarja e shoqatës hap ditët e përralave.

Ambasadës së Repubikës së Kosovës i mbetet të hap derën e saj në nëntor, sikur edhe vitin e kaluar, këtë herë për nxënësit e moshës 9-12 vjeçare. Ajo do të hap derën jo vetëm të lexoj përralla nga thesari i tregimeve shqipe por edhe do të prezantoj të tashmen e vendit tonë. 

Përndryshe si edhe vitin e kaluar Ambasada jonë do të jetë në shoqëri të  Ambasadave tjera si ato të Italisë, Sllovenisë, Danimarkës, Meksikës dhe përfaqësive tjera, të cilat  hapin dyert për më të vegjlit e Berlinit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco