Ndahet nga jeta shkrimtari dhe regjisori i mirënjohur durrsak

Ndahet nga jeta shkrimtari dhe regjisori i mirënjohur durrsak

14:53, 04/10/2020

Ndahet nga jeta regjisori dhe shkrimtari i njohur durrsak Gjergj Vlashi.

Ai u lind në Durrës më 13 korrik 1928. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në qytetin e lindjes.

Që në vitet e para të pas luftës u mor me teatrin amator dhe debutoi në disa shfaqje si;

‘Nën gështenjat e Pragës', ‘Prefekti’, ‘Çani hoxhë’, etj.

Image

Pas shërbimit ushtarak punoi si regjisor ne klubin e portit detar dhe në vitin 1957 u emërua regjisor në shtëpinë e kulturës. Më 5 maj të vitit 1960 u krijua trupa e estradës profesioniste dhe u caktua regjisor, detyrë që e mbajti deri në vitin 1990, kur doli në pension.

Ndërkohë ka punuar me shumë trupa të tjera, duke vënë shfaqje në Tiranë, Shkodër, Korçë, Lushnje, Pogradec, me Estradën e Ushtarit, etj.

Ka punuar për disa vite si pedagog i jashtëm në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Ka marrë pjesë me trupën e Durrësit në shumë festivale, duke fituar disa çmime të para.

Gjithashtu ai është autor i librit ‘Si vihet në skenë një shfaqje estradë’ dhe i shumë artikujve e studimeve për estradën dhe teatrin.

Krahas punës si regjisor ka zhvilluar një veprimtari të dendur letrare, si shkrimtar dhe përkthyes.

Regjisori dhe shkrimtari Gjergj Vlashi është nderuar nga presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani me Urdhërin ‘Nderi i Kombit’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco