Kryetari i Ferizajt takon trupën e zgjedhur të aktorëve dhe stafit tjetër në Teatrin 'Adriana'

Kryetari i Ferizajt takon trupën e zgjedhur të aktorëve dhe stafit tjetër në Teatrin 'Adriana'

14:14, 30/09/2020

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim aktorët dhe stafin tjetër menaxherial e teknik të sapozgjedhur në Teatrin "Adriana"

Aliu e ka quajtur moment historik për qytetin e Ferizajt

"Moment historik për teatrin tonë, për herë të parë me trupën rezidente të rregullt e pa mëdyshje si asnjëherë më parë të mbështetur nga ana jonë me qindra mijëra euro fonde publike, për t'i dhënë Ferizajt e ferizajasve, krijimet më të mira artistike e pasionin e kultivuar të publikut për dekada ndaj teatrit' ka shkruar Aliu në Facebook.

Tutje, ai ka thënë se  këtu nuk mbyllet përpjekja e komunës që të lartësohet arti e kultura në Ferizaj.

"Është Pallati i Kulturës, renovimi i Teatrit "Adriana" si objekt i vlefshëm i trashëgimisë kulturore, Festivali i Teatrove që do të ruhet si trashëgimi shpirtërore e kulturore, financimi i vazhdueshëm i projekteve e zgjidhje me infrastrukturën ligjore në kulturën lokale që kompletojnë kushtet e mundësitë për jetë më të begatë teatrore" shkruan Aliu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco