Nënshkruhetn kontratat me aktorët rezidentë të Teatrit të Mitrovicës

Nënshkruhetn kontratat me aktorët rezidentë të Teatrit të Mitrovicës

14:28, 29/09/2020

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka nënshkruar kontratat me aktorët rezidentë të teatrit të këtij qyteti.

Bahtiri tha se përmes kësaj trupe dhe vullnetarëve të tjerë, pret që Mitrovicës t’i kthehet vizioni i saj në fushën e artit.

Kurse, Halit Barani tha se komisioni që përzgjodhi këtë trupë, ka pasur liri të plotë dhe kanë zgjedhur aktorët më të mirë që kanë vlerësuar.

Falënderimet nuk munguan as nga u.d. i Teatrit të Qytetit “Muharrem Qena”, Sabit Sheremeti, i cili ka falënderuar kryetarin Bahtiri për mbështetjen e dhënë si dhe ka përgëzuar punën e këshillit drejtues të teatrit, të kryesuar nga Halit Berani për profesionalizmin e treguar, kurse aktorëve të përzgjedhur ju uroi suksese.

• Kryetari Bahtiri nënshkroi kontratat me aktorët rezidentë të Teatrit të Mitrovicës • Kryetari i komunës, Agim...

Posted by Komuna e Mitrovicës - Faqe zyrtare on Tuesday, 29 September 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco