Shtresimi sentencial si shenjëzim semantik

Shtresimi sentencial si shenjëzim semantik

11:28, 29/09/2020 Nga Enver Morina

Viti 2003. Intervista “Përkthimi (i përkthimeve), kompjuteri dhe vepra e Coelho- s në shqip” me shkas me profesorin e gjuhës frënge Murat Bejta. Me përkthyesin e “Akimisti”-t. 

Nga shkolla e mesme në Mitrovicë, në Universitetin e Prishtinës dhe në Universitetin e Sorbonës në Paris. Më tej për veprimtarinë e gjerë e të gjatë në fushën e gjuhësisë, të leksikografisë, të përkthimeve, në letërsi e në kulturë. 
Në anën tjetër shkrimi i shkurtër “Shtresimi sentencial si shenjëzim semantik” ishte si një epilog hyrje-dalje në rileximin e një vepre “në veçanti shtresimi sentencial në romanin e Coelhos “Alkimisti”... 

“... Sentenca ngërthenë tërë rrëfimin me faqe të tëra në një fjali apo pasus. Krijimi i saj është i mundimshëm për të përmbledhur unin e aktorit dhe fragmentin rrëfimtar. Sentenca herë lind vetvetiu, herë gjatë procesit krijues. 
Herën e parë si pikënisje herën e dytë si pikëmbërritje.

Analiza sentenciale e përgjithësimrrëfimit apo komenti sentencial, si mikrostrukturë e tekstit letrar është i vështirë për dy arsye: Sentenca është qëllim shterrues i credos letrare të poetit dhe veprës dhe sentenca është pikëqëllim i një shtjellimi krijues letrar të një poeti dhe të një vepre...

... Referencat sentenciale gjithmonë mbesin si një pikë ujë i rënë në det që lexuesi me pas ta gjëj po atë pikë të mëparshme! Saktësia e shpjegimit do ta tejkaloj rrjedhën e Drinit të Zi nëpër Liqenin e Ohrit! Edhe “prologun” e t’fillimeve sentenciale, si polemikë e mundshme me veten, për shtresimin sentencial si shenjëzim semantik...”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco