Rafuna: Teatri i kryeqytetit në kolaps, kjo është thirrja për Ahmetin dhe Dumoshin

Rafuna: Teatri i kryeqytetit në kolaps, kjo është thirrja për Ahmetin dhe Dumoshin

22:16, 28/09/2020

Aktori i njohur Naser Rafuna ka bërë një reagim në rrjetin e tij social Facebook në lidhje me Teatrin Kombëtar në Prishtinë.

Ai ka thënë se teatri i kryeqytetit është në kolaps pasi sipas tij, i vetmi kryeqyteti ynë Prishtina, nga të gjitha qytetet (Prizren,Gjilan,Pejë,Mitrovicë,  Podujevë,Ferizaj etj.) të cilën i kanë përzgjedhur trupat rezidente të aktorëve në teatro të qyteteve të lartëpërmendura.

Ai ka thënë se Prishtina është e vetmja që pas shumë kërkesash nëpër vite ,kërkesa të aktorëve ende   nuk e ka zbatuar si të tjerët qytete Ligjin 04L/106 për Teatrin, Rregullorën 5/2015 për Themelimin dhe Funksionimin e Ansamblit të Aktorëve të Teatrove Kombëtare dhe Teatrove të Qyteteve dhe Statutin e Teatrit të Kryeqytetit, Statut ky i miratuar me  bazë të dispozitave të Ligjit nr. 03/L - 040, për Qeverisje Lokale dhe ),të dispozitave të Ligiit O4/L - 106 për Teatro.

Rafuna i ka bërë thirrje kreut të Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe ministres së Kulturës, Vlora Dumoshit që ta zbatojnë legjislacionin ne fuqi.

“I nderuari Kryetar i Prishtinës zotëri Shpend A.Ahmeti, ju lutemi që sa më parë ta zbatoni Ligjin e lartëcekur ashtu sic? bën kryetarët e komunave tjera , pra ta zbatoni Legjislacionit në fuqi që është Detyrim dhe Obligim nga ana juaj dhe e Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës. Poashtu e nderuara Ministre në MKRS,znj.Vlora Dumoshi, ju lusim ta zbatoni legjislacionin në fuqi edhe për aktorët rezident në Teatrin Kombëtar ku numri i tyre është i papërmbushur. Ju faleminderit”, ka shkruar Rafuna.

“P.S.: E dijmë tendencën tuaj dhe mundin për ta realizuar këtë obligim ligjor, por besojmë se tani duhet të përfundoj së realizuari me sukses,brenda këtij viti”, ka përfunduar ai.

Teatri i Kryeqyttit-në Kollaps. I vetmi kryeqyteti ynë Prishtina, nga të gjitha qytetet...

Postimi i plotë:

Teatri i Kryeqytetit-ne? Kollaps. I vetmi kryeqyteti yne? Prishtina, nga te? gjitha qytetet...

Posted by Naser Rafuna on Monday, September 28, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco