Shuhet në moshën 83-vjeçare dirigjentja e parë shqiptare, Rozmari Jorganxhi

Shuhet në moshën 83-vjeçare dirigjentja e parë shqiptare, Rozmari Jorganxhi

19:36, 28/09/2020

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare dirigjentja e parë shqiptare, Rozmari Jorganxhi. 

Dirigjentja e njhur është e ëma e kantautorit Gjergj Leka, e cila ka ndërruar jetë në Trieste të Italisë.

Fillimin e karrierës së saj, Rozmari Jorganxhi e ka nisur në vitin 1959 si soliste lirike.

Ajo ka qene “mezzosoprano” në TOB dhe ka interpretuar me profesionalizëm në nivele të larta role nga operat ndërkombëtare, por edhe ato kombëtare.

Nga viti 1967-1984 ajo ka dirigjuar Korin e TOB duke qenë femra e parë dirigjente e këtij institucioni unik të kulturës shqiptare.

Më 1993 Jorganxhi në moshën 56-vjeçare fiton audicionin dhe fillon si këngëtare profesioniste në Teatrin Giusepe Verdi të Triestes ku këndoi për 10 vjet.

Ka dhënë dekada mësim në Universitetin e Muzikës duke i dhënë kulturës shqiptare emra artistësh si në fushën e dirigjimit ashtu edhe në atë të kantos. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco