'Matrix 4', filmi që u xhirua gjatë muajve të vështirë të pandemisë

'Matrix 4', filmi që u xhirua gjatë muajve të vështirë të pandemisë

20:16, 24/09/2020

'Matrix 4' po vjen.  Filmi me regji të Lana Wachowskit, ishte planifikuar të shfaqej në kinema verën e 2021. Por koronavirusi nuk la vend për një gjë të tillë.

Sipas zërave të showbizit, filmi është xhiruar gjatë muajve të vështirë të pandemisë, me shpresë që të shfaqej gjatë verës së ardhshme, gjë që nuk u realizua.

Në të vërtetë, regjizorja Wachowski nuk është prononcuar asnjëherë në lidhje me atë se ç’do të shohë publiku. Ishte vetë aktori Keanu Reeves, i cili interpreton rolin kryesor, atë të Neos, që theu heshtjen.

“Nuk do të kthehemi në të kaluarën, është një tjetër version. Filmi ka brenda shumë aksion,” u shpreh ai. 

Mesa duket Matrix 4 do të jetë vazhdimi i Matrix: Revolutions. Në kast, nuk mungon Carrie- Ann Moss, në rolin e Trinity-së dhe Neil Patrick Harris si prurje e re.

Si datë e shfaqjes tashmë është caktuar filllimi i prillit 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco