FOTO/ Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur fotografi i njohur shqiptar

FOTO/ Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur fotografi i njohur shqiptar

20:17, 24/09/2020

Është ndarë nga jeta papritur fotografi i njohur Arben Çeli, 53 vjeç. Çeli ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak.

Lajmi është bërë i ditur nga miqtë e tij që i shkruajnë se janë tejet të pikëlluar dhe të tronditur nga ky lajm.

 ‘Mos Ben! Mos miku im... Per ku kaq larg, ne nje vjeshte me shi vella?!O Zot... Ngushellime te ngrohta nenes se Benit, zonjes se tij dhe djalit te mrekullueshem; dy motrave, fisit te madh dhe te mire Çeli!

Ngushellime gjithe miqve dhe shokeve te Benit, brenda dhe jasht Shqiperise...

Homazh per ty miku im i mire...,’ shkruan një prej miqve të tij.

 ‘As e kisha menduar kurre se do e dëgjoja këtë lajm. O Ben Celi që ma theve zemrën. Përtej të qoftë rruga e lehtë dhe e ndriçuar siç ishe ti me buzëqeshjen dhe mirësinë tënde, o miku im! Nuk kam fjalë...,’ shkruan një tjetër.

Arben Çeli ka lindur në Tiranë. Ai ka punuar dhe si fotograf i Reuters për Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco