Kinema 'ABC', 'L’Odissea' dhe Kali i Trojës

Kinema 'ABC', 'L’Odissea' dhe Kali i Trojës

14:56, 21/09/2020 Nga Enver Morina

Kur respektohet distanca!? Kur "virusi" bënte kërdinë nëpër kinema e amfiteatrot të mbyllura, në shenjë ruajtje të trashëgimisë dhe destinacionit kulturor të një institucioni ...

Në shtator të vitit 2010 për herë të parë në ekran të madh, në kinema në Prishtinë, në kuadër te PriFestFilm në seksionin “In Memoriam” u shfaq filmi artistik, seria televizive italiane “L’Odissea” në të cilin rolet kryesore i interpretojnë Bekim Fehmiu e Irena Papas. Në kinema “ABC” të pranishëm vetëm 3, 4 veta! Megjithatë nuk ishte ndonjë e papritur. Tashmë shikueshmëria ishte thyer si statistikë vite më parë kur njërin nga filmat dokumentar gjatë Festivalit “ONE WORLD” në Prishtinë e shihte vetëm një shikues! Ishte një publicist, kritik i filmit e shkrimtar “i moshuar”...

Atëkohë nuk kishte pandemi! As karavirus (term filmik në analogji me karamurat), siç tashmë e kanë për lezet disa me quajtë në komunikimet në facebook! 

Bekim Fehmiu kishte vetëm tre muaj që kishte vdekur. E lanë të heshtur në përvjetorin e 70 të lindjes. Nuk e priti 80 vjetorin, si zotim i premtimeve të liderëve çiliminj gjatë fushatës së shirje-korrjeve të verës së nxehtë, periudhë në të cilën Bekimi nga Beogradi vinte e qendronte në Prishtinë ...

Ishin tre shikues. Kur njëri u largua mbeten përsëri tre shikues. Isha unë i treti që e plotësoja tjetrin.

Vargje nga poezia e Ismail Kadaresë “Laokoonti” si citat përgenjështrues e rimë:

“Vërtiteni/ flisni për teatrin e për plazhet,/ për gjithfarë motorësh e gjithfarë qeverish,/ pa ju shkuar mëndja që ai mund të shfaqet/ në një ditë të rëndomtë, një mëngjes me shi.”

Do të thosha në vitin 2010, në vend të Kalit të Trojës një fotografi ...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco