“Marry Me”, filmi që bashkon Maluman dhe Jennifer Lopez

“Marry Me”, filmi që bashkon Maluman dhe Jennifer Lopez

15:57, 15/09/2020

Jennifer Lopez dhe Maluma, do të sjellin komedinë më romantike të të gjitha kohërave që ka bërë bashkë dy emrat e dashur për të gjithë.

Pamjet e para për filmin e ri të Universal Pictures, “Marry Me” janë publikuar nga vetë aktorja protagoniste, JLo, e cila së bashku me aktorin e famshëm Oëen ëilson luajnë rolin e dy të dashuruarve në filmin e ri.

“Marry Me” tregon historinë e Kat Valdez (Lopez), një super yll muzikor që do të martohet me të fejuarin e saj, yllin e rokut Bastian (Maluma) në Madison Square Garden.

Kur zbulohet disa minuta para ceremonisë se Bastian e ka tradhtuar, Kat në vend të tij zgjedh një mashkull rastësor nga turma – mësuesin e matematikës, i divorcuar, Charlie Gilbert (Wilson) – dhe martohet me të.

Sipas Universal, kjo “është një histori moderne dashurie rreth personave të famshëm, martesës dhe mediave sociale”.

“Marry Me” është prodhuar nga Lopez, Rogers, Elaine Goldsmith-Thomas (Hustlers) dhe Benny Medina dhe do të vijë në kinema ditën e Shën Valentinit 14 shkurt 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco