Çun Lajçi i thure vargje kandidimit të Haradinajt për President

Çun Lajçi i thure vargje kandidimit të Haradinajt për President

14:08, 13/08/2020

Aktori Çun Lajçi ka reaguar pasi Ramush Haradinaj ka shpallur kandidaturën për president të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në Colmar i kishte premtuar se nëse bëhet kryeministër, do t’ia bëjë pensionin 1 mijë euro, 100 personaliteteve, përfshirë dhe atë, por që nuk e kishte bërë.

Lajçi i ka thënë se tani kur të bëhet president, a do t’i premtojë se s’do t’i shkojë tek varri, as ai, as Thaçi, Kadriu, Isa e as Fatmiri.

Kjo, pasi aktori ka thënë se atë natë do ta presin Shkëlzeni e Luani i tij, Ademi, Azemi, Zahiri e Agimi dhe këta s’bën të takohen me ata.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

I nderumi Ramush

Po flitet se do t'bëhesh President.
Mirë boll. Kur dojshe m'u ba Kryeministër, n'Colmar m'pate premtu, se po u bana Kryeministër, 100 personaliteve (përfshi edhe mua) pensionet kam m'ua ba nacionale nga 1000 eu!
Do shpirtzi m'patën thanë po ju rrenë, e mua m'erdh rëndë që iu duel fjala atyre!
Tash, kur t'bahesh President, a don me m'premtua se s'ke me m'ardhë të varri, as ti, as Thaçi me Kadrinë as Isa me Fatmirin, se atë natë do t'me presin Shkelzeni e Luani yt, Ademi e Azemi, Zahiri e Agimi. Atyne u kam shkrua poezi e iu kam knua pa interes. Ata nuk përzihen më.
"Bastardët " e mi, e të vorri s'bani mirë m'u takua me ta!
Faleminderit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco