Për të gjithë fansat e filmit: Rikthehet ‘Dirty Dancing’

Për të gjithë fansat e filmit: Rikthehet ‘Dirty Dancing’

10:23, 08/08/2020

Pas thashethemeve të javëve të fundit vjen më në fund konfirmimi se Jennifer Grey do të jetë protagonistja dhe producenta ekzekutive e vazhdimit të ‘Dirty dancing’.

Konfirmimi erdhi nga CEO i ‘Lionsgate’ Jon Feltheimer.

Feltheimer është shprehur:

'Do të jetë saktësisht lloji i filmit romantik, nostalgjik që i dha gjithë famën dhe dashamirësinë filmit të parë'.

Filmi i vitit 1987 kishte si aktor Jennifer Grey dhe Patrick Swayze kur ai në kulmin e karrierës së tij.

Gjithashtu filmi ishte një sukses i madh ato vite pasi grumbulloi në arkë 200 milion dollar (kundër një buxheti prej vetëm 5 milion).

Filmi fitoi një Oscar dhe një Globe të Artë për këngën origjinale ‘(I’ve Had) The Time of My Life’ nga Frank Previte, John DeNicola dhe Donald Markowitz.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco