Vdes fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, John Hume

Vdes fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, John Hume

10:49, 03/08/2020

Ka vdekur në moshën 83-vjeçare fituesi i Çmimit Nobel për Paqe dhe ish-lideri i SDLP-së, John Hume, njofton BBC.

Hume ka vdekur në orët e hershme të së hënës në shtëpinë e kujdesit “Owen Mor” në Londonderry.

Një nga politikanët e profilit më të lartë në Irlandën e Veriut për më tepër se 30 vjet, ai kishte ndihmuar të krijohej një klimë që i dha fund “Trazirave”.

Ish-mësuesi doli në skenë gjatë Lëvizjes për të Drejtat Civile në vitin 1968. Ai ishte një nga anëtarët themelues të Partisë Demokratike Sociale dhe të Punës (SDLP) në vitin 1970. U bë lider i partisë në vitin 1979, post të cilin e liroi në nëntor të vitit 2001.

Ai vuante nga dementia për shumë vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco