Rrugëtim pa ingranazhe të ndërlikuara nga politikat kulturore postvetqeverisëse mediatike ...

Rrugëtim pa ingranazhe të ndërlikuara nga politikat kulturore postvetqeverisëse mediatike ...

00:18, 01/08/2020 Nga Enver Morina

Njëzet vite nga takimi i parë me Arkivin e Filmit (Arkivi Filmit) në Tiranë. I ndërtuar afër Kinostudios, AQSHF (Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit) mbartë në vete tërë krijimtarinë kinematografike përgjatë kohërave. 

Aty takova poeten, skenaristen Natasha Lako (Natasha Lako). Pastaj aktoren Elvira Diamanti (Elvira Diamanti). Dhe së fundi edhe regjizoren Iris Elezi (Iris Elezi).

Përvjetorët krijues shpërfaqen me dhjetëra herë duke e bërë kinotekën e Arkivit te komunikueshëm me publikun. Takimi me kineastët kapërcente “ngjyrimet” bardh e zi.

Koha apriori “na ishte një herë” rrënjosi një epokë të tërë. Ambientet sjellin ngrohtësi. Aromë qetësie. Angazhim të përkushtuar. Maturi e profesionalizëm...  

“Konfliktet dhe intrigat dramaturgjike” në pamjen e aktorëve Anastas Kristofori (nga filmi “Misioni përtej detit”, 1988) dhe Qemal Mehmeti e Roza Xhuxha-Anagnosti (në filmin “Toka jonë”, 1964) sikur janë ngrirë në madhështinë e interpretimeve tashmë të papërseritshme...

1970 Arkivi i Filmit u pranua në FIAF (Federata Ndërkomëtare e Arkivave të Filmit) si anëtare me të drejta të plota...
1990 Përfundoi ndërtimi i godinës së re të Arkivit...
2000 Inagurohet “Salla 2000” e shfaqjeve të filmit e Arkivit me 80 ulëse ...
2010 Vihet në funksionim Kinemaja e Arkivit e restauruar rishtazi dhe e pajisur me aparatura te reja projeksioni...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco