Për herë të parë festivali 'Zambaku i Prizrenit' mbahet pa publik

Për herë të parë festivali 'Zambaku i Prizrenit' mbahet pa publik

14:25, 27/07/2020

Në mbledhjen e mbajtur me pjesëmarrjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport, Emilija Redzepi rreth mënyrës së organizimit të manifestimit të 31-të të Festivalit të këngës së lehtë “Zambaku i Prizrenit”, për shkak të kushteve të krijuara nga situata e pandemisë COVID 19, është vendosur që sivjet festivali të organizohet pa prezencën e publikut në bahçen “Kino Lumbardhi”. 

Për shkak të masave të përcaktuara për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, u vendos që ky manifestim i festivalit të mbahet më 5 shtator 2020, pa prezencën e publikut, i cili do të transmetohet drejtpërdrejtë në kanale televizive për të gjithë teleshikuesit.

DKRS gjithashtu ka zgjatur afatin për pranimin e këngëve konkurruese për festival, duke vendosur datën e fundit më 7 gusht 2020.

DKRS fton të gjithë krijuesit dhe interpretuesit e këngës dhe muzikës së lehtë, të aplikojnë në konkurrim për pjesëmarrje në këtë manifestim. 

Të gjithë qytetarët mund të votojnë online.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco