Ardian Ndreca në ‘A-Show’: Shqipëria prodhon beton, jo njerëz. Camaj i anatemuar padrejtësisht në dekada

Ardian Ndreca në ‘A-Show’: Shqipëria prodhon beton, jo njerëz. Camaj i anatemuar padrejtësisht në dekada

22:04, 21/07/2020

Në lidhje direkte me ‘A-Show’ në Syri Tv me gazetari Adi Krasta, studiuesi Ardian Ndreca ka folur lidhur mbi sulmin që iu bë figurës së Martin Camaj dhe Ernest Koliqit, si të lidhura me Sigurimin e Shtetit.

‘Vërej se shumica e intelektualëve shqiptarë kënaqen me pak dhe i shërbejnë pushtetit dhe jo komunitetit.

Intelektualët duhet të kenë një qëndrim më shumë kritik se ku qëndrojnë problemet dhe kjo nuk duket në Shqipëri.

Hapësira urbane ne vendin tonë nuk krijon tamam hapësirë dhe ne nuk prodhojmë qytetarë, qytetërimi është diçka shumë e madhe.

Nuk është hapësirë qytetare një vend që prodhon vetëm beton, dhe betoni nuk krijon qytetarë

Urbanistika nuk është shkencë që nuk vendoset nga njerëzit, por nga individë që marrin vendime dhe që duhet të jenë persona të përgjegjshëm.

Individi dhe pushteti duhet të jenë si një polifoni mendimi dhe të marrin pjesë të gjithë, si shoqëria civile ashtu edhe opinioni publik.

Ndërhyrja që bëra në figurën e Ernest Koliqit ishte sepse ka një tentativë e rishkrimit të historisë duke u bazuar në dokumente të Sigurimit.

Ernest Koliqi dhe Martin Camaj janë anatemuar në mënyrë aktive dhe pasive në dekada dhe krej gabimisht.

Camaj ka bashkëpunuar me shërbimet e huaja në shërbim të Kosovës dhe në dëm të Serbisë’-tha studiuesi Ndreca.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco