Largohen nga jeta dy aktorët e njohur, Jul Deda shkruan këto fjalë

Largohen nga jeta dy aktorët e njohur, Jul Deda shkruan këto fjalë

18:56, 21/07/2020

Ditën e sotme janë ndarë nga jeta dy aktorët e njohur të humorit, Anton Krosaj dhe Fuat Boçi.

Pas këtij lajmi të trishtë ka qenë aktori Jul Deda, i cili ka zgjedhur të shkruajë disa fjalë për dyshen e artistëve.

“Shqipëria humbi sot dy aktorë humori në të njëjtën ditë. Lamtumirë Anton Krosaj. Lamtumirë Fuat Boçi. Faleminderit për kontributin që dhatë në zhanrin e humorit. I përjetshëm qoftë kujtimi juaj. Pushofshi në paqe”, ka shkruar Deda krah postimit të tij në rrjetet sociale.

Edhe ndjekësit kanë shprehur keqardhjen e tyre pas lajmit të përcjellë në komente, duke theksuar se do të mbeten dy nga artistët më të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco