Nën aoreolen e pandemisë, triptik shkrimi me dy fotografi

Nën aoreolen e pandemisë, triptik shkrimi me dy fotografi

09:13, 20/07/2020 Nga Enver Morina

Filmi “Kush vdes në këmbë”, ideologjitë demokratike dhe ligjet e kinematografisë moderne.
 
Parafrazojmë apriori fundin e filmit “Kush vdes në këmbë” (1984) në kontekstin e guximit të disa intelektualëve para Nobelit për
Paqe, edukimit të fëmijëve tanë në kohën e globalizmit dhe ekranëve të vogla, vrazhdësinë e kinematografisë së atëhershme shqiptare në shtetin ateist dhe marrëzisë së analistëve të gjithëdijshëm televiziv e kritikëve të filmit postmodern në ingrazhin e varfër “kosovar”: “Për ju ishin vepra që sillnin dëme. Për mua dhe disa mbetën vlera të pambërritshme dhe të patejkaluara!”

Në përurimin e bustit të Fan S. Nolit, pranë kishës ortodokse në Durrës, ishte i pranishëm edhe aktori që përjetësoj personalitetin e Petro Nini Luarasit në film. Vite më vonë rrëfimi për ecejakët deri në takimin me Gulielmin përmes At Nikolla Markut, kishte kuptim në dalje të Ersekës, në imazhin e varrezave të dëshmorëve në njërën anë dhe të varrezave ortodokse e myslimane të qytezës, në një hapësirë, në anën tjetër.

As sot për tematikën e filmit që rishfaqet në vazhdimësi nuk ka reagime nga kleri edhe pse u xhirua në shtetin e vetëm ateist të kohës, ndërsa busti i Fan Nolit u lejua vetëm në një cep të jashtëm të oborrit të kishës ortodokse në Durrës në kohën e “ideologjive” demokratike kur tashmë kisha autoqefale shqiptare kishte një traditë të gjatë veprimtarie!

Nga realizuesit e filmit “Kush vdes në këmbë” kam intervistuar regjizorin Vladimir Prifti (intervistë e pabotuar), operatorin Ilia Terpini (intervistë e pabotuar), aktorin Gulielm Radoja (intervistë e pabotuar), aktorin Reshat Arbana (intervistë e botuar) dhe skenaristin e shkrimtarin Naum Prifti (intervistë e botuar) ...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco