Ministrja zotohet për ndarjen e buxhetit për qendrën 'Hasan Prishtina' në Vushtrri

Ministrja zotohet për ndarjen e buxhetit për qendrën 'Hasan Prishtina' në Vushtrri

16:54, 17/07/2020

Kreu i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri së bashku me ministren e Kulturës, Vlora Dumoshi kanë inspektuar sot punimet në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, shkruan Syri.net Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur, Tahiri në Facebook.

"Janë punë tepër cilësore që po bëhen. Në këtë objekt do të jetë edhe galeria, edhe baleti edhe biblioteka edhe arkiva, por edhe tetari i Vushtrrisë. Pra është një objekt tepër i rëndësishëm kapital për kulturën në Vushtrri. 
Disa vite me radhë në MKRS ju hoq buxheti këtij projekti, por tani kemi zotimin e Ministres Dumoshi për kompletim të objektit", ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

 

Me Ministren Vlora Dumoshi, kemi inspektuar punimet në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”. Janë punë tepër cilësore...

Posted by Xhafer Tahiri on Friday, July 17, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco