Diptik për Aja Sofinë dhe rishfletimi i prozës së Kadaresë

Diptik për Aja Sofinë dhe rishfletimi i prozës së Kadaresë

18:36, 14/07/2020 Nga Enver Morina

Intermeco II

Diptik për Aja Sofinë dhe rishfletimi i prozës së Kadaresë

(Proza “Kisha e Shën Sofisë” e Ismail Kadaresë dhe filmi “Fetih 1453”)

Nga tregimi (novela) i (e) Kadaresë “Kisha e Shën Sofisë”: “... Shën Sofinë, që thoshin se ishte qendër e botës, jo vetëm nuk do ta shembte, por do ta bënte edhe më të bukur...”
Filmin “Fetih 1453” e pashë në një nga kinematë në Stamboll, në prill 2012 dhe vetëm disa javë më pas e pashë në Prishtinë. Në shfaqjen e mbyllur (të akredituar për zyrtarë dhe të ftuar) në kinema “ABC” takova aktorin në rolin kryesor Devrim Evin (1978) dhe dramaturgun Bekim Lumin (1966-2018)! Ata njiheshin.

Çështja e zhanrit, në dy botime të prozës së Kadaresë “Kisha e Shën Sofisë:
Vëllimi II tek “Tregimet e ditës që po thyhej”, Fayard, Paris, 1994 (faqe 325-340)
Vëllimi 14 tek “Shtatë novela”, Onufri, Tiranë, 2009 (faqe 285-301)

Tregimi (novela) ndahet në 7 pjesë. Figurë mbizotëruese krahasimi.
Kadare shkruan: “Mendonte se më mirë se prej gjithçkaje tjetër, një ndërtesë kuptohej nga hija e vet. Në të ndihej më qartë se kudo, edhe pesha, edhe ankthi i saj.”
Në bisedë mes dy personazheve kryesorë arkitekt Kaurit dhe sulltan Mehmetit të Dytë, ky i fundit shprehet: “... Unë Shën Sofinë do ta kthej nga kishë në xhami.”
Me qindra kilometra kam kaluar këmbë nëpër Stamboll përgjatë dhjetëra herë që e kam vizituar. Nga fillimvitet e 70-ta.

Prozën “Dosja e Arbër Varrit” (botuar në “SHESHI”, nr. 16- 17, maj- qershor 1998,) është shkruar në një xhuma apo në një të premte të janar-shkurtit’98 pranë H(A)ja Sofisë bizantino-osmane-turke në Stamboll dhe Gllarevë me 22 janar, 22 shkurt e 22 mars ’98 pranë telefaxit në lidhje me botuesin “Fiction& Faction”.
Katër fotografitë në një: Fotografia e parë është realizuar në vitin 1997 nga gruaja, në vitin 2012 nga një turist anglez, e marsit 2017 nga djali im Arbëri dhe e fundit në maj të vitit 2017 nga një turiste skandinave ...

P. S.
Busti i Fan Nolit është i vendosur në një nga këndet jashtë oborrit të kishës ortodokse Shën Asti dhe Apostull Pavli në Durrës! Nëse mund të flasim për analogjitë e shpërfytyrimëve dhe marristë e shekullit XXI, Jorge L. Borges ç’hynë përballë monumentales Hagia Sophia?

(nxjerr nga “Ditari i Arbër Varrit”).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco