Intervista për Syri Tv/ Aida Baro: ‘Nga veranda jote duket shtëpia ime’ çrrënjos stereotipin shqiptar në botë

Intervista për Syri Tv/ Aida Baro: ‘Nga veranda jote duket shtëpia ime’ çrrënjos stereotipin shqiptar në botë

15:36, 08/07/2020

Nga Egla Xhemali

‘Nga veranda jote duket shtëpia ime’ është përmbledhja me tregime e autorit shqiptaro-italian Elvis Malaj. Në tregimet e tij bëhen bashkë dy botë.

Malaj ballafaqon jetën e Shqipërisë me të Italisë, prek tema si ajo e diskriminimit, gjakmarrjes, mentalitetit, seksi, trazirë që përjetojnë emigrantët dhe hynë në skutat më të thella, për të zbuluar realitetin dhe përjetimet e njerëzve.

Dhe pse i larguar që në adoleshencë nga vendi, autori e ka të qartë se si i shohin të huajt shqiptarët dhe mundohet që steriotipet e krijuara nga ata, t’i rrëzojë një herë e përgjithmonë.

Aida Baro, kryeredaktorja e shtëpisë botuese ‘Pegi’ na njeh me panoramën e gjerë, që Elvis Malaj e ka sjellë përmes rrjedhshmërisë së rrëfimit.   

12 tregime që shkojnë përtej asaj që duket, për të krijuar një univers paralele që herë i përbashkon e herë i ndan. Autori që prek te djeshmen dhe të sotmen i mëshon së bukurës estetike, përmes përzgjedhjes së fjalëve dhe qasjes së re ndaj botës.

‘Nga veranda jote duket shtëpia ime’ u rendit si një ndër kandidatët më të mirë të çmimit Strega, çmimi më i rëndësishëm letrar në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco