Del në shitje portreti i fshehur i Picassos për të dashurën sekrete

Del në shitje portreti i fshehur i Picassos për të dashurën sekrete

10:27, 03/07/2020

Një portret që Picasso krijoi për të dashurën e tij Marie-Thérèse Walter do të shitet në një ankand për herë të parë.

Shtëpia e ankandeve ‘Sotheby’ është ajo që do ta bëjë këtë për veprën e krijuar në 1931.

Piktura njihet nga shumë pak dashamirës të artit dhe është parë shumë pak, pasi u mbajt e fshehur deri në 1973.

Ajo do të shitet në 28 korrik dhe pritet të kapë një vlerë prej £6milionë-£9milionë.

Portreti shfaq të dashurën e Picasson,me të cilën ai pati një lidhje për vite, para se të zbulohej nga gruaja e tij, Olga Khokhlova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco