Kurti shkruan për Biberajn, ja si e përshkruan figurën e drejtorit të Zërit të Amerikës

Kurti shkruan për Biberajn, ja si e përshkruan figurën e drejtorit të Zërit të Amerikës

17:22, 01/07/2020

Për emrin e tij kam dëgjuar nga radio aparati qysh në fund të viteve ‘80. Një zë unik i së vërtetës në një kohë të vështirë për të gjithë shqiptarët.

Kështu po shkruan lideri i VV-së, Albin Kurti për figurën e gazetarit Elez Biberaj i cili tash së fundmi është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Zërit të Amerikës.

"Zëri i Amerikës transmeton në gjuhën shqipe pandërprerë që nga viti 1951, kurse z. Elez Biberaj i është bashkuar Zërit të Amerikës në vitin 1980 si gazetar ndërkombëtar në radio në shërbimin shqip. Nga viti 1986 deri në 2004 Biberaj shërbeu si drejtor në shërbimin shqip të Zërit të Amerikës dhe në vitin 2006 u emërua drejtor i Divizionit për Euroazi.

Dje, z. Biberaj është emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Zërit të Amerikës.

Si Drejtor i shërbimit shqip, z.Biberaj depërtoi brenda botës dhe realitetit shqiptar duke treguar të vërtetën, edhe kur ajo ishte e hidhur apo e trishtë", ka shkruar Kurti në Facebook.

"Urojmë promovimin e z. Biberaj në pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Zërit të Amerikës, duke i dëshiruar sukses në misionin e tij për të vazhduar punën për informimin e drejtë e të vërtetë për shqiptarët dhe për të gjithë popujt e shtetet që angazhohen për liri, drejtësi dhe zhvillim", ka përfunduar Kurti në urimin e tij.

Postimi i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco