‘Pandemia’ ekspozita e kohës së pazakontë, studentët zgjojnë imagjinatën me skulptura të punuara në materiale të ndryshme

‘Pandemia’ ekspozita e kohës së pazakontë, studentët zgjojnë imagjinatën me skulptura të punuara në materiale të ndryshme

16:23, 23/06/2020

Ekspozita “Pandemia” me punime materialesh të ndryshme, ka çelur dyert për të gjithë vizitorët në Galerinë FAB. Skulptura të realizuara gjatë periudhës së izolimit dhe ngacmime, që kanë pasur studentët gjatë kësaj kohe, vijnë përmes krijimtarisë plot detaje. Punimet e tyre shkrihen me të sotmen dhe rreken të prekin të nesërmen. Profesori Ardian Isufi, që së bashku me profesor Arben Bajon, kanë qenë kurator të ekspozitës,  pohon se është realizuar një dialog artistik, që synon të tërheqë sa më shumë artdashës. Po ashtu, Bajo thotë se në të gjithë këtë situatë rezultati i punimeve është tepër interesant.

Dëshira për të punuar gjatë këtyre muajve të pandemisë ka bërë që studentët të kapërcejnë gjithë vështirësitë e realizimeve në kushte shtëpie. Portrete njerëzish, një anije që qëndron përballë ditëve bardhezi, skulptura që të krijojnë imazhet e kopshteve të Parajsës shkrihen me kohën, për tu bërë universale . Nga proceset e krijimit deri tek ndërthurja e materialeve, studentët rrëfejnë për Syri TV gjithë dinamikën e ditëve të izolimit, për të sjell punimet, që u paraqitën në ekspozitë.

E bardha e ambienteve të galerisë u shkonte punimeve me ngjyra, që kishin zgjedhur studentët. Një bote që shpirtëzohet përmes artit. E bukura estetike që s’njeh vetëm të tashmen, po kërkon të jetë po kaq e ndritshme dhe nesër, mbetet motivi kryesor i artistëve të rinj.  Ata duan që vizitorët të kenë një shije të mirë, pasi ti shohin punimet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco