Filmi epik 'Bashkë me erën' rikthehet në ekran

Filmi epik 'Bashkë me erën' rikthehet në ekran

09:52, 15/06/2020

Filmi 'Gone With the Wind' do të rikthehet në platformën HBO Max, pasi u anullua për shkak të kritikave se romanticizonte skllavërinë.

Në një kohë që bota po rivlerëson vlerat kulturore, filmi i famshëm rrezikoi heqjen nga platforma. 

Tashmë është deklaruar se ai ende do të shfaqet, por me një ndryshim.

Në fillim të filmit do të jepet një leksion i shkurtër nga Jacqueline Stewart, profesoreshë në 'Department of Cinema and Media Studies' në 'University of Chicago'. Ajo do të shpjegojë kontekstin historik të filmit epik.

Filmi tregon historinë e një romance gjatë Luftës së Ftohtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco