Shkatërrimi i monumentit në Apoloni/ Meta: Akt taleban, kërkoj hetim të menjëhershëm

Shkatërrimi i monumentit në Apoloni/ Meta: Akt taleban, kërkoj hetim të menjëhershëm

20:41, 12/06/2020

Presidenti Meta dënon me forcë aktin e shkatërrimit të një prej monumenteve përbërëse nga më të rëndësishmit e Parkut Arkeologjik të Apolonisë.

Meta e ka cilësuar si taleban dhe anti-kombëtar, dhe ka kërkuar nisjen e një hetimi të menjëhershëm.

‘Dënoj me forcë aktin barbar, taleban dhe anti-kombëtar të shkatërrimit të një prej monumenteve të Parkut Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë, pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e fondit të vyer të trashëgimisë kulturore kombëtare.

Thellësisht i tronditur nga kjo ngjarje tepër e rëndë, apeloj me forcë nisjen e një hetimi të menjëhershëm dhe vënien para përgjegjësive ligjore të autorëve dhe frymëzuesve të tyre, të cilët duhet të marrin një dënim shembullor.

Çdo sulm ndaj trashëgimisë dhe vlerave tona kombëtare, sikundër ndodhi edhe me shembjen e Teatrit Kombëtar, është sulm i drejtpërdrejt ndaj identitetit tonë kombëtar.

Bëj thirrje për nisjen pa zvarritje të projektit të restaurimit dhe forcimin e masave për mbrojtjen e monumenteve të kulturës në të gjithë vendin, që rastet e fundit dëshmojnë se po rrezikohen nga akte barbare që as pushtuesit nuk kanë guxuar t'i bëjnë.

Barbaria dhe talebanizmi nuk kanë vend në shoqërinë tonë!’

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco