Shkolla e muzikës nga shtatori edhe në Kamenicë

Shkolla e muzikës nga shtatori edhe në Kamenicë

16:10, 09/06/2020

Komuna e Kamenicës është pajtuar në parim për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Komunën e Gjilanit që dega e “Shkollës së Muzikës” në Gjilan të hapet dhe të funksionojë në Kamenicë.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim të Komunës së Kamenicës, shkruan Syri.net Kosova.

"U.d Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Mirhane Morina-Bislimi së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arianit Ibrahimi kanë pritur në takim Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica dhe Drejtorin e Shkollës së Muzikës në Gjilan, Kushtrim Jakupi.

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati tha se është i lumtur që nxënësit të cilët dëshirojnë të ndjekin shkollën e muzikës së shpejti do ta kenë këtë mundësi ta bëjnë edhe në Kamenicë", theksohet më tej në njoftim.

Njoftimi i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco