2500 tekste të çmuara islame publikohen falas në internet

2500 tekste të çmuara islame publikohen falas në internet

12:34, 08/06/2020

Më shumë se 2.500 dorëshkrime të rralla dhe libra nga bota islame që mbulojnë një periudhë më shumë se një mijë vjet do të bëhen të qasshme falas në internet

Biblioteka Kombëtare e Izraelit (NLI) në Jerusalem (kliko këtu për faqen zyrtare) është duke e dixhitalizuar koleksionin e saj të nivelit botëror të dorëshkrimeve në arabisht, persisht dhe turqisht.

Ato datojnë nga shekulli 9 deri në atë 20, duke përfshirë Kur’anët spektakularisht të bukur dhe veprat letrare të zbukuruara me ar.

Këto dorëshkrime të rralla përfshijnë një kopje të hollë iraniane të Dhuratës për Fisnikun (Tuhfat al-Ahrar), e krijuar vetëm tre vjet pas përfundimit të një koleksioni të vitit 1484 me vargjet mbi temat fetare dhe morale nga poeti i madh mistik persian Nur al-Din Jami.

Secila faqe është e ndriçuar në fletë ari, me ilustrime që përfshijnë lojën me kuaj, të njohur si polo, dhe një skenë kopshtesh që përmbajnë kaligrafi të bukur mesjetare.

Dr. Raquel Ukeles, kurator i Koleksionit Islam dhe të Lindjes së Mesme të NLI, tregon se faqet janë zbukuruar me gjethe ari dhe piktura shumë delikate.

“Dorëshkrimet e tilla janë shumë të ndjeshme për t’u vendosur në ekspozim të përhershëm”.

“Ajo që është e mrekullueshme për dixhitalizimin është që ju mund t’i shihni shumë afër”.

”Vetëm përmes digjitalizimit kemi vërejtur detaje unike dhe dalluese, sa që edhe me një llupë nuk do të mund të arrinim aty”.

Siç shkruan The Guardian, pjesë e koleksionit që do të publikohet në internet është edhe një Kur’an në miniaturë i shekullit 10, me përmasa prej vetëm 37 me 68 milimetra.

”Libri nuk ka qenë për lexim, por më tepër për mbrojtje fetare”, thotë kuratori Ukeles.

Ky Kur’an ishte mbajtur gjatë një beteje nga një ushtar i Perandorisë Osmane në rrethimin e Vjenës në vitin 1529.

Megjithatë, nuk kishte sjellë fat dhe ishte marrë nga ushtria austriake pas tërheqjes së osmanëve.

Libri u ishte kthyer në shekullin 19

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco