Shembja e Teatrit/ Gazeta belge: Nuk arriti të mbijetojë, e rrëzuan në mes të natës dhe në zemër të pandemisë

Shembja e Teatrit/ Gazeta belge: Nuk arriti të mbijetojë, e rrëzuan në mes të natës dhe në zemër të pandemisë

21:58, 07/06/2020

Gazeta “La Libre Belgique” ka publikuar më 25 maj një artikull mbi shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

“Asgjë nuk ka kaluar pa u vënë re… nëse i gënjen mendja kryeshembësit Rama”, shprehet Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në reagimin e saj të shkurtër teksa publikon dhe shkrimin e Louis Seiller, Korrespondent i gazetës “La Libre Belgique” në Tiranë.

Shkrimi i plotë i “La Libre Belgique”

Teatri i vjetër i Tiranës nuk arriti të mbijetojë

Shqipëri – Autoritetet e shembën teatrin në mes të natës dhe në zemër të pandemisë.

Louis Seiller, Korrespondent në Tiranë

Me 17 Maj autoritetet shqiptare zgjodhën të shkatërronin teatrin e vjetër të Tiranës, e pafalshme për mijëra shqiptarë që shumëfishojnë manifestimet kundër devijimit diktatorial që po ndodh.

Në një atmosferë të rëndë që lëviz mes zemëratës dhe trishtimit, janë me qindra të pajisur shpesh me pankarta, që konvergojnë drejt qendrës së Tiranës. Një banderolë e verdhë është vendosur mund të lexohet:

“Skenë krimi”. Mbrapa, prezenca e rëndësishme e forcave të policisë nuk mundet të maskojë rrënojat e Teatrit Kombëtar. Pamjet e shkatërrimit nga ana e autoriteteve, të dielën pas orës 4:30 të mëngjesit, kanë shokuar shumë Shqipërinë. “Teatri ishte diçka që na bashkonte”, ankohet Xhemali, një biolog i ri, në pragun e lotëve. “Ishte arti! Aktorët kanë sakrifikuar jetën e tyre për të na emancipuar. Larg nga njohja e kësaj vepre, institucionet e përçmojnë atë krejtësisht. Mes rrënojave dallohen kostume dhe afishe nga shfaqjet e fundit.

Dëshmitarë të proceseve të para gjyqësore të zhvilluara nga diktatura staliniane që Shqipëria ka njohur deri në vitin 1991, skena e teatrit ka gjallëruar jetën kulturore gjatë shtatëdhjetë viteve. Në mungesë të investimeve, ndërtesa, e përuruar në vitin 1939 gjatë pushtimit të vendit nga Italia e Musolinit, e plakur ra dalëngadalë. Prej më shumë se dy vite e gjysmë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u përpoq që çdo ditë të shkundë ndërgjegjet për të shmangur zhdukjen e tij. OJF Europa Nostra për ruajtjen e pasurisë kulturore të kontinentit, e kishte vendosur së fundmi në krye të listës së saj të monumenteve të rrezikuara.

Premtimet e pambajtura

Ndërkohë që bashkia përpiqet të qetësojë lojën duke prezantuar projektin e teatrit të ri të përgatitur nga agjencia daneze e “arkistarit” Bjarke Ingels, manifestuesit sulmojnë maskaradën, ata vënë theksin te mungesa e thirrjes për oferta dhe mungesa e transparencës. Ngjitur mbi një platformë të rastësishme përballë turmës, regjisori Robert Budina kërkon drejtësi. “Ata kanë shkatërruar pikërisht në çastin kur ne kishim gjetur paratë në Europë për restaurimin dhe projekti i tyre do t’i kushtojë Shqipërisë 30 milionë euro, siguron ai. Ata kanë një projekt tjetër që nuk është të ndërtojnë një teatër të ri por kulla biznesi. Është ky qëllimi i qeverisë.
Përtej lidhjes sentimentale ose të vlerës arkitektonike të ndërtesës, shumë manifestues kanë ardhur per te shprehur shqetesimet e tyre sa i perket politikes se kryeministrit socialist Edi Rama. E vështirë që të mendohet sot që ky artist dhe politikan zgjoi shpresën e rinisë gjatë zgjedhjeve të vitit 2013. Premtimet e luftës kundër korrupsionit dhe pabarazive nuk janë mbajtur dhe qindra mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi në vitet e fundit. Reforma pa mbarim e drejtësisë, e kërkuar nga Bashkimi Europian, nuk ngjall besimin e qytetarëve.

Zgjedhjet e fundit lokale e kanë parë Partinë Socialiste të konkurronte e vetme, pa opozitë. Më keq, ky njeri proeuropian i afërt me presidentin turk është i akuzuar qe i shërben interesave të “oligarkëve” dhe që po bie në autoritarizëm. Ndërkohë që Shqipëria nuk numëron as 1000 raste me Covid-19, kryeministri ka vendosur ligje që vrasin lirinë, që autorizojnë policinë për veprim dhe për vendosje ndalimqarkullimi në orën 13:00. Në fundjavën e shkatërrimit të teatrit, qarkullimi i makinave ishte i ndaluar në Tiranë.

“Të çlirohet shteti”

Intelektuali që ka kaluar në burgjet e regjimit komunist, Fatos Lubonja në rrënojat e teatrit sheh pikën kulmore të tensioneve politike dhe sociale të viteve të fundit. “Për shumë shqiptarë, ky shkatërrim është një goditje shumë e rëndë”, thotë ai. Jo vetëm ndaj kujtesës historike, identitetit të tyre por edhe ndaj dinjitetit dhe lirive të tyre.” Ky përbuzës i palodhur i klasës politike bën thirrje për një “lëvizje të qytetarëve” deri në “çlirimin e shtetit të kapur nga krimi i organizuar dhe rithemelimin e kushteve të një pluralizmi politik në një shtet të së drejtës”.

Larg nga zbutja e situatës, kryeministri është treguar jofleksibël. Demokracia është një pjesëmarrje në një debat, jo një imponim tiranik nga ana e një pakice me kërcënimet e shantazhit dhe dhunës”, replikoi Edi Rama në televizion. Në këtë akt të ri të një devijimi të demokracisë shqiptare, recesioni ekonomik që fillon rrezikon të mbysë edhe më tej shpresat për ndryshim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco